E ardhmja e Marco Giampaolos mund të vendoset në ndeshjen ndaj Genoas.
Në rast të një tjetër hapi të të gabuar (do të ishte humbje e pestë në 7 ndeshje), shkarkimi i tij do të ishte i paevitueshëm, pavarësisht se shoqëria, publikisht, i ka dhënë mbështetje maksimale për të çuar para projektin e tij.
Sipas “Corriere dello Sport”, në rast se shkarkohet Giampaolo, në “pole” për të marrë vendin e tij do të ishte Rino Gattuso, i cili e drejtoi “Djallin” deri në fund të sezonit të kaluar, por pa mundur që të sigurojë pjesëmarrjen në Champions.
Gjithsesi, Gattuso ka kushtet e tij për t’u kthyer te Milani. I pari dhe i panegociueshëm, është largimi i Paolo Maldinit.
Emrat e tjerë në listë për zëvendësimin e Giampaolos janë Rudi Garcia, Claudio Ranieri dhe Arsene Wenger, të gjithë trajnerë të lirë dhe në pritje për të rejat e fundit nga Milanello.