Napoli arriti mezi fitore në ndeshjen e sontme të zhvilluar kundër Udineses.
Në këtë ndeshje startues luajti edhe Amir Rrahmani, por i cili bëri një gabim që i kushtoi me gol skuadrës së tij, shkruan Sinjali Sportiv.
Pas ndeshjes është deklaruar për Rrahmanin edhe trajneri i klubit Gattuso.
Gattuso tha se i vjen keq për Rrahmanin dhe do t’i ketë ende shansat e tij.
“Më vjen keq për Amirin, ai është një profesionist i shkëlqyeshëm por trajneri duhet të bëjë zgjedhjet e tij. Ai do të ketë akoma shanset e tij por sot vendosa ta largojë nga fusha në pjesën e dytë. Të rinjtë e sotëm qëndrojnë shumë në telefon. Është e vështirë të luash në një vend si Napoli, ku ka shumë radio dhe Web faqe. Është më mirë që të gjitha energjitë t’i shpenzojmë në fushë në vend që të lexojmë budallallëqe përreth”, deklaroi Gatusso.