Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sonte në orën darkë do t’u drejtohet qytetarëve me një fjalim nga zyra e tij.
Ky do të jetë adresimi i parë i presidentit që nga e mërkura e javes që shkoi kur Prokurori i Specializuar në Hagë publikoi aktakuzën kundër tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Fjalimi i kreut të vendit është paralajmëruar për sot në orën 20:00, pasi nuk u mbajt të dielën mbrëma, siç ishte paralajmëruar më herët. Presidenca nuk dha ndonjë arsye për shtyerjen. /Gazeta Sinjali