image Gati dy muaj nga mbërritja e koronavirusit në Kosovë, më shumë të shëruar sesa të infektuar

Kosovë

Gati dy muaj nga mbërritja e koronavirusit në Kosovë, më shumë të shëruar sesa të infektuar

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar mbrëmë edhe 61 të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin e të shëruarve në 622.

Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, nga 862 raste sa janë gjithsej, vetëm 212 janë raste aktive, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastet e para me koronavirus në vend janë konfirmuar më 13 mars, derisa ka ditë që numri i të shëruarve është shumëfish më i madh se numri i raste të reja.

Betejën me koronavirus në Kosovë e kanë humbur 28 persona./Gazeta Sinjali/