Prej 13 marsit të vitit të kaluar kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19, janë 97 mijë e 996 persona që kanë rezultuar pozitivë me virusin Sars Cov2, shkruan Gazeta Sinjali.
Aktualisht në vend janë 13 mijë e 944 raste aktive me COVID-19.
Ndërkohë, numri i të vdekurve ka mbërritur gati në 2 mijë. Janë 1.988 raste të vdekjes nga COVID-19, prej marsit të vitit 2020.
Prishtina sërish prinë për numrin e rasteve pozitive COVID-19.
Sot bëhen 1 javë prej kur Qeveria e Kosovës ndërmori masat e reja antiCOVID. /Gazeta Sinjali/