Sipas institutit gjerman, “Robert Koch”, 2 mijë e 946 kosovarë të prekur me koronavirus janë kthyer në Gjermani në katër javët e fundit.
Në këtë raport Kosova llogaritet si një nga vendet më të ekspozura në Gjermani për përhapjen e pandemisë.
“Kur janë në pyetje grupmoshat e ndryshme (që nuk janë shfaqur), vlen të përmendet se midis rasteve me të dhëna nga Kosova dhe Turqia, Rumania dhe Shqipëria, fëmijët dhe personat e moshës së mesme janë të mbi-përfaqësuar, gjë që tregon për udhëtim të mundshëm si familje”, shkruhet në raportin më të ri të “Robert Koch” të javëve 32 deri 35, të cilit i është bashkëngjitur edhe tabela.
Ndërkohë, pas Kosovës, në vendin e tretë në tabelë është Kroacia me 2.639 raste, Turqia me 1.825 dhe Bosnja me 695.