image Gastronomët u bëjnë thirrje qytetarëve që t`i respektojnë masat antiCOVID-19

Kosovë

Gastronomët u bëjnë thirrje qytetarëve që t`i respektojnë masat antiCOVID-19

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë rregullat duke iu përmbajtur ligjit, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe jo të hasin në vështirësi për menaxhimin e respektimit të tyre, pasi në të kundërt pasojat mund të jenë shumë të rënda.

Shoqata ka kërkuar që të zbatohen në përpikmëri masat antiCOVID-19, me qëllim të evitimit të marrjes së masave ekstreme kufizuese për qytetarët, bizneset, dhe veprimtaritë e tjera që preken nga to.

Deklarata e plotë:

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nga 1608 monstrat e testuara, gjatë së premtes ka regjistruar 418 raste pozitive me koronavirus.

Tutje, Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth Covid-19, do të mblidhet sot për të shqyrtuar disa propozime që kanë të bëjnë me kufizimet e mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm.

Në komunikatën për media të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, e mirëpresim thirrjen që u bëjnë qytetarëve të vendit për të zbatuar me kujdes të shtuar masat në fuqi lidhur me kontrollin e situatës epidemiologjike rreth COVID-19.

Sipas IKSHPK – së, nga 1608 mostrat e testuara kanë regjistruar 418 raste pozitive të virusit SARS COV-2, dhe me këtë natyrisht që përkrahim thirrjen e MSH-së dhe poashtu ne themi që të zbatohen në përpikmëri masat anti-covid19 në fuqi, me qëllim të evitimit të marrjes së masave ekstreme kufizuese për qytetarët, bizneset, dhe veprimtaritë e tjera që preken nga to.

Përndryshe, Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth Covid-19, do të mblidhet nesër për të shqyrtuar disa propozime që kanë të bëjnë me kufizimet e mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm.

Për fund, SHGK me propozimin e shumë gastronomëve nga gjithë Kosova, ju bën lutje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e lëshuara nga ne, për të cilat jemi zotuar në të gjitha takimet e mbajtura me krerët institucional, që bashkërisht do të luftojmë këtë pandemi duke i’u përmbajtur ligjit, masave, dhe rregullave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së virusit COVID-19, dhe jo të hasim në vështirësi për menaxhimin e respektimit të tyre. Përndryshe, në të kundërt pasojat mund të jenë shumë të rënda.

Me respekt,

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës

/ Gazeta Sinjali/