Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka vazhduar kritikat ndaj qeverisë për mospërmbushjen e kërkesave të tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi, ai tha se kanë marrë premtime nga Qeveria që në fillim të majit do të subvencionohen, por që kjo gjë nuk ka ndodhur.
“Shqipëria u hap. Mali i zi u hap. Serbia po hapet . Bota po hapet. Festivalet kanë fillu në Mal të Zi , Shqipëri e Serbi … Maskat po hiqen , masat u hiqën , klubet e natës po hapen , dasmat po mbahen , këngëtarët kanë bërë datat në Shqipëri , rezervimet e sallave janë bërë…”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Te Dashur Gastronom
Fillimi me Qeverisjen e re ishte i rende i cili na mbylli per 12 dite – GASTRONOMET PRANUAN
Per 7 dite takime me ta , u dakorduam qe do ti respektojm masat – GASTRONOMET RESPEKTUAN
U betuan qe ne fillim te muajit Maj kane me na subvencionu per 15 ditet e para te muajit Prill, ndersa tash jemi me 10maj, GASTRONOMET U HARRUAN
U betuan qe nese ulen rastet orari do te ndryshoj dhe masat do te zbuten, ndersa as ne takim nuk na ftuan – GASTRONOM U ANASHKALUAN
Shqiperia u hap
Mali i zi u hap
Serbia po hapet
Bota po hapet
Festivalet kane fillu ne Mal te Zi , Shqiperi e Serbi …
Maskat po hiqen , masat u hiqen , klubet e nates po hapen , dasmat po mbahen , kengetart kane bere datat ne Shqiperi , rezervimet e sallav jane bere …
Ne S’KEMI ENDE VAKSINA , ne jemi ende te mbyllur , ne s’kemi plan per veren …
Ne nuk i’u nenshtruam as Qeverise se kaluar, ku mbajtem 3 protesta, dhe nuk do i nenshtrohemi as kesaj Qeverie.
DUAM VAKSINEN E LIRISE !