image Gastronomët të pakënaqur me ndalimin e muzikës nga ora 21:00, kërkojnë zgjatjen e orarit

Biznes

Gastronomët të pakënaqur me ndalimin e muzikës nga ora 21:00, kërkojnë zgjatjen e orarit

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një shkrimi shprehën pakënaqësitë e tyre me vendimin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me zbutjen e masave në këtë sektor, njofton Gazeta Sinjali.

Sipas tyre, muzika duhet të lejohet deri në kohën që parashihet në orarin e punës dhe jo të ndalet në ora 21:00, ndërsa janë duke bërë thirrje që sa më shpejtë të votohet në Kuvend Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike COVID-19, që deri më tani ka dështuar 5 herë, për shkak të votave të pamjaftueshme.

Ata përmes një postimi në Facebook thonë se me masat e tanishme po zvogëlohet afarizmi i bizneseve në një orar kur pikërisht është esenciale të lejohet dhe rritet afarizmi nga ofrimi i aktiviteteve shërbyese.

Shkrimi i plotë nga Shoqata e Gastronomëve:

https://www.facebook.com/Gastronometeprishtines/posts/1070323610068429

Gazeta Sinjali/