image Gastronomët të pakënaqur me masat antiCOVID, kërkojnë lirimin e tyre

Biznes

Gastronomët të pakënaqur me masat antiCOVID, kërkojnë lirimin e tyre

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës pas mbledhjes së mbajtur kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj institucioneve vendore me moton “Na bosh, ju plot”, duke shtuar se ky sektor ka pasur 61% rënie të qarkullimit të hyrave financiare, shkruan Gazeta Sinjali.

Sekretari në këtë shoqatë, Arian Vranica deklaroi se si pasojë e pandemisë dhe masave të qeverisë gastronomët kanë pësuar humbje të mëdha financiare.

“Kemi pasur 64% rënie në qarkullim, 89% e bizneseve kanë pasur humbje dhe këto janë këto statistika shqetësuese”.

Kurse, kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi tha që se kanë  vendosur pikërisht moton “Na bosh, ju plot” me qëllim që masat duhet të jenë për të gjithë.

“Kërkojmë një politikë më aktive edhe për ruajtjen e shëndetit publik dhe pikërisht kemi vendosur këtë moto”, u shpreh ai.

Ai po ashtu bërë thirrje që prioritet të jetë gastronomia dhe masat kategorikisht të hiqen e veçanërisht heqja e orarit dhe kufizimet.

/Gazeta Sinjali/