Me anë të një peticioni që pritet të nis nesër, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po synon ta ‘detyrojë’ Qeverinë që t’i ndryshojë masat e vendosura kundër përhapjes së pandemisë.
Kjo shoqatë ka thënë se synojnë t’i mbledhin 10 mijë nënshkrime në mënyrë që Qeveria t’i marrë parasysh kërkesat e tyre urgjente, shkruan Gazeta Sinjali.
“Shoqata e Gastronomëve të Kosovës që nga nesër do të fillojmë me mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve për ndryshimin e vendimeve, prandaj kërkojmë që Qeveria të bëj një rivlerësim të situatës dhe të ketë parasysh disa nga kërkesat tona urgjente”, thuhet në njoftim.
Më poshtë, gjeni njoftimin e plotë të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, bashkë me kërkesat e tyre urgjente. /Gazeta Sinjali