image Gastronomët me kërkesa të reja për Qeverinë pas masave antiCOVID

Kosovë

Gastronomët me kërkesa të reja për Qeverinë pas masave antiCOVID

news image

Shoqata e Gastronomëve e ka mirëpritur vendimin e qeverisë që në bazë të masave të reja anti-COVID, do të zgjatet orari i punës për gastronominë si dhe lejohet të kryejnë shërbimet “Delivery” dhe “Take aëay”, shkruan Gazeta Sinjali.

Por në një njoftim, ata kanë bërë kërkesë që të lejohet lëvizja e qytetarëve pasi që kjo ndikon edhe në ofrimin e shërbimeve “take away” dhe “delivery”.

“Përjashtimisht dhe veçanërisht, sa i përket kufizimit të lëvizjes së personave fizik në komunat e cilësuara “me rrezik të lartë”, ndikon edhe në përjashtimin e mundësisë së ofrimit të shërbimeve “take aëay” apo “merr me vete”. Për këtë gjë apelojmë tek institucionet tona pa pasur nevojë të marrim asnjë shembull konkret të praktikave të disa prej vendeve të zhvilluara (pasi nuk krahasohemi me to as nga përkrahja ekonomike në vendet e tyre, e gjithashtu nga ajo sociale), mirëpo vetëm rekomandimet e OBSH – së, të cilat kundërshtojnë një politikë të tillë, si të pasuksesshme në luftimin e këtij infeksioni“, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës me Nr. 01/51, jemi të njoftuar sa i përket  ndryshimit të masave lidhur me luftimin e përhapjes së pandemisë. Sipas këtij vendimi kuptojmë që tani funksionimi i gastronomisë lejohet edhe për një orë më tepër, duke e barazuar orarin e operimit të bizneseve në nivel vendi deri në ora 20:00 (një ndihmesë që nuk është për t’u lavdëruar).

Gjithsesi i gëzohemi faktit që përfundimisht tanimë shërbimet “delivery” apo “porosi me dërgesë” lejohen në të gjitha komunat, pa përjashtime. Kjo vjen si pasojë e një fushate dhe lobimi të palodhur të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës për të përkrahur me legjitimitet të plotë përherë sektorin e gastronomisë, pra të bazuar edhe në referenca shkencore, që kontribojnë edhe në ruajtjen e Shëndetit Publik e gjithsesi edhe Shëndetit Ekonomik.

Përjashtimisht dhe veçanërisht, sa i përket kufizimit të lëvizjes së personave fizik në komunat e cilësuara “me rrezik të lartë”, ndikon edhe në përjashtimin e mundësisë së ofrimit të shërbimeve “take aëay” apo “merr me vete”. Për këtë gjë apelojmë tek institucionet tona pa pasur nevojë të marrim asnjë shembull konkret të praktikave të disa prej vendeve të zhvilluara (pasi nuk krahasohemi me to as nga përkrahja ekonomike në vendet e tyre, e gjithashtu nga ajo sociale), mirëpo vetëm rekomandimet e OBSH – së, të cilat kundërshtojnë një politikë të tillë, si të pasuksesshme në luftimin e këtij infeksioni. 

Po të lejohej lëvizja e njerëzve dhe funksionimi i gastronomisë në mënyrë më të dinjitetshme, sidomos me rastin e festave të fundvitit, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”, do të lehtësonte sadopak gjendjen e rënduar të sektorit tonë, dhe tërë ekonomisë në mënyrë zingjirore.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës/Gazeta Sinjali/