image Gastronomët: Do t’i respektojmë të gjitha masat anti-COVID-19, përndryshe do të ketë mbyllje individuale të lokaleve

Biznes

Gastronomët: Do t’i respektojmë të gjitha masat anti-COVID-19, përndryshe do të ketë mbyllje individuale të lokaleve

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një postimi në Facebook, pas takimeve të tyre me të gjithë krerët institucional, janë zotuar se do t’i përmbahen ligjit, masave dhe rregullave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së virusit COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas tyre, nëse nuk respektohen këto masa, mbylljet do të bëhen në mënyrë individuale.

Disa nga rregullat që duhet të respektohen në Gastronomi janë:

Të bëhet matja e temperaturës para hyrjes së çdo lokali, personat që tregojnë temperaturë të lartë të mos lejohen të futen brenda, dezinfektantë të qasshëm para hyrjes së çdo lokali, i gjithë stafi i lokalit të jetë i pajisur me maska, ndalohet pritja dhe shërbimi në këmbë, brenda lokalit, ndalohet muzika prej orës 21:00 dhe ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 05:00. /Gazeta Sinjali/

Postimi i plotë: