Petrit Kllokoqi, përfaqësues i gastronomëve në mbledhjen e Komitetit anti-COVID ka kërkuar që të ndalen dënimet dhe t’u falen një pjesë e gjobave për thyerje të masave anti-COVID.
“Të ndalet dora për dënimet dhe një pjesë e dënimeve të falen sepse jemi në gjendje të rëndë ekonomike shkaku edhe i mos-subvencionimit nga Qeveria”, ka thënë Kllokoqi.
Ai ka thënë se rritja e numrit të rasteve me koronavirus ditëve të fundit është si pasojë e fushatës zgjedhore dhe jo i mbajtjes hapur të bizneseve të gastronomisë.