image Gashit sërish i del problem me Nagavcin: Nëse nuk vjen ministri është problem i tij, mundemi me fillu mocionin e mosbesimit ndaj tij

Kosovë

Gashit sërish i del problem me Nagavcin: Nëse nuk vjen ministri është problem i tij, mundemi me fillu mocionin e mosbesimit ndaj tij

news image

Rreth fillimit të interpelancës, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kundërshtuar nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo pasi që në emër të Komisionit për Siguri ka folur Fatmire Kollçaku, për të cilën Gashi tha se nuk mundet dikush me fol në emër të komisionit dhe pastaj të thuhet se interpelanca nuk ka filluar.

“Në bazë të çfarë rregullore bëhet ky veprim. Askush nuk mundet të flas në emër të komisionit. Nuk mundet dikush të flas 12 minuta e të thotë që nuk ka filluar. A vjen ministri a s’vjen është punë për të, mundeni me filluar mocion mosbesimi ndaj tij”, tha Gashi.

Madje Gashi i tha se Nagavci është duke abuzuar në mënyrë flagrante me pozitën e karriges së nënkryetares së Kuvendit.

Në Kuvend ka filluar interpelanca ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu rreth sigurisë në vend./Gazeta Sinjali/