image Gashi tregon se a janë Osmani e Avdyli ende deputetë të LDK-së

Politikë

Gashi tregon se a janë Osmani e Avdyli ende deputetë të LDK-së

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se LDK-ja dhe partnerët e koalicionit qeverisës, edhe pse e kanë të vështirë, do të mund t’i bëjnë 61 vota për të kaluar Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi ka llogaritur edhe në votat e deputetit Haxhi Avdyli i cili disa herë është deklaruar kundër partisë së tij dhe kryetarit të saj, Isa Mustafa, si dhe në votën e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila tashmë ka ndarë rrugët me partinë, duke paralajmëruar për formimin e një partie të re.

Ai gjatë një interviste ka theksuar se ata janë edhe zyrtarisht në GP të LDK-së.

“Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli zyrtarisht janë në grupin parlamentar të LDK-së”, tha Gashi në T7. /Gazeta Sinjali/