Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se shpreson që emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të pastrohet në Gjykatën Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.
Gashi thotë se beson se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, por thotë se individët duhet të marrin përgjegjësi për veprat e tyre.
Ai thotë se pret që Gjykata Speciale të ndajë drejtësi edhe për veprimtarët e LDK-së.
“Veprimtarët e LDK-së nuk i ka vrarë reja e zezë, por një dorë kriminale. Kemi njerëz që ende sot janë në karrocë”, shtoi ai në T7./Gazeta Sinjali/