Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se kjo parti do të bëjë fushatën konvencionale vetëm në 5 ditët e fundit.
“Ne si LDK kemi deklaruar publikisht se do të largohemi nga fushata konvencionale për këto 30 ditë të fushatës, kemi vendosur që vetëm 5 ditët e fundit do të bëjmë fushatë. Në ditët e tjera do të bëjmë fushatë dhe komunikim digjital me qytetarët e Kosovës”, ka thënë Gashi në Kanal 10.
Tutje ai ka thënë se komunikimi do të zhvillohet nga mediat elektronike apo kanale partiake me të cilët do të komunikojnë me zgjedhësit e tyre.
“Është sfiduese por te gjeneratat e reja depërtojmë më lehtë”, tha ai.