Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ende nuk kanë vendosur përfundimisht për emrat e ministrave nga kjo parti, por se e kanë një ide se kush mund të jenë ata.
Gashi ka thënë se sapo të kenë leje për të krijuar qeverinë, do t’i bëjnë publik edhe emrat e ministrave.
“Për emrat e ministrave ende nuk kemi vendosur edhe pse e kemi një ide, por jo verdikt. Por pasi të shihet se si po shkon situata atëherë ne do të vendosim se si të procedojmë. Pra, sapo të kemi leje për të bërë Qqverinë, do të bëjmë publik edhe emrat e ministrave”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, LDK-ja do t’i publikojë marrëveshjet me të gjitha partitë sapo Kushtetuesja ta shpallë aktgjykimin për çështjen e krimit të qeverisë së re.
“Ne nuk kemi publikuar asnjë marrëveshje. Dhe jo vetëm me Listën Serbe, por të gjitha marrëveshjet do të publikohen pasi të përfundon çështja e Gjykatës”, ka deklaruar ai. /Gazeta Sinjali/