image Gashi tregon se kur do të kthehet në Kosovë

Gashi tregon se kur do të kthehet në Kosovë

news image

Reperi shqiptar me famë botëore, Gashi, ka qëndruar në Kosovë në kuadër të performancës që ka pasur në festivalin “Sunny Hill”.

Ai tashmë është në Los Angeles, megjithatë ka treguar se kur do të kthehet në Kosovë.

“U ktheva në LA. Do të më mungojë Kosova. Shihemi në 2024”, ka shkruar Gashi sipër një videoje.

Po ashtu, në këtë video Gashi shihet teksa e ekspozon para kamerës varësen me shqiponje, duke treguar edhe një herë haptazi orgjinën e tij.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Gashi dhe Dua Lipa emocionuan publikun gjatë performimit të valles së Rugovës./Sinjali.com/