image Gashi tregon se a do ta ketë Thaçi një mandat të dytë me formimin e qeverisë së re

Politikë

Gashi tregon se a do ta ketë Thaçi një mandat të dytë me formimin e qeverisë së re

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokaratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se në marrëveshjen për koalicion me AAK-në, Nismën dhe minoritetet nuk është trajtuar çështja e presidentit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi ka thënë se me LVV-në është dashur të planifikohej dhe të diskutohej çështja e presidentit, pasi që plani ka qenë që koalicioni të vazhdojë edhe për një tjetër mandat,

“Meqenëse tashmë nuk kemi një skenar të tillë qeverisës, çështja e presidentit nuk është trajtuar në këtë koalicion”, ka thënë Gashi.

I pyetur nëse Thaçi do të jetë president edhe për një mandat, Gashi ka thënë se nuk e beson.

“Nuk besoj që do të ketë”, është shprehur ai. /Gazeta Sinjali/