image Gashi tha se Kurti mori vendime të rrezikshme në kulmin e krizës, reagon Haki Abazi

Kosovë

Politikë/ Gashi tha se Kurti mori vendime të rrezikshme në kulmin e krizës, reagon Haki Abazi

news image

Zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashit, rreth kualifikimeve të bëra lidhur me qeverinë Kurti.

Abazi përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë shkrimet e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett dhe ambasadorit të Gjermanisë, Christan Heldt, ku këta të fundit kanë përgëzuar Qeverinë Kurti për masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Unë duartrokas për profesionistët mjekësorë të Kosovës, nga Ministri i Shëndetësisë, deri tek punonjësit e shëndetit, të cilët po kujdesen për ata që kanë nevojë dhe për ata që po mbajnë vendin të arsimuar dhe të informuar”, kishte shkruar Kosnett në Twitter.

Në anën tjetër edhe ambasadori gjerman në Kosovë ka përgëzuar Qeverinë Kurti për masat rreth parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

“Shenjë e mirë që veprimi serioz qeveritar tani tregon vlerën e tij kundrejt rethorisë populiste, kudo. Përgëzoj Qeverinë e Kosovës dhe të gjithë të përfshirët në trajtimin e koronavirusit deri më tani. Faleminderit stafit mjekësor, forcave të rendit, dhe të gjithëve që po ndihmojnë. Vazhdoni punën e mirë dhe kujdesuni për veten”, kishte shkruar Heldt në postimin e tij.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi deklaroi sot se kryeministri Kurti ka rrezikuar funksionimin e institucioneve me vendimin e tij për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme.

“Zoti Kurti e ka pasë për detyrë ligjore dhe kushtetuese që të garantojë institucione stabile këto ditë, nëpërmjet vendimit që e ka marrë, ka rreziku një pjesë të rëndësishme të funksionimit të institucioneve. Pra, vendet tjera kanë mobilizu, ushtri, polici ndërsa në kulmin e krizës zoti Kurti merr vendim të shkarkojë ministrine e Punëve të Brendshme”, ka delaruar Gashi në konferencë për media. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156893339530718