image Gashi: Të hënën seancë e jashtëzakonshme, pritet të votohet buxheti për vitin 2021

Politikë

Gashi: Të hënën seancë e jashtëzakonshme, pritet të votohet buxheti për vitin 2021

news image

Kuvendi i Kosovës të hënën në ora 11:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohen dy çështje, shkruan Gazeta Sinjali.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi në një prononcim për Gazetën Sinjali ka njoftuar se seanca do të mbahet të hënën me kërkesë të 46 deputetëve.

“Seanca do të mbahet të hënën në ora 11:00 pasi që janë 46 deputetë që e nënshkruan këtë kërkesë”, njoftoi Gashi.

Në këtë seancë, në rend dite janë dy pika, votimi i projektligjit për ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 si dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Mbetet të shihet të hënën se a do të kalojë aprovimi i ligjit për ndarje buxhetore”, tha Gashi.

/GazetaSinjali/