image LDK: Të hënën seancë e jashtëzakonshme për buxhetin, pastaj shkojmë në zgjedhje

Kosovë

LDK: Të hënën seancë e jashtëzakonshme për buxhetin, pastaj shkojmë në zgjedhje

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se ditën e hënë do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për aprovimin e ligjit për ndarjet buxhetore, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi ka njoftuar se kjo seancë do të mbahet me kërkesë të 40 deputetëve që kanë nënshkruar.

Seanca pritet të mbahet në orën 11:00, ku në rend dite do të jetë edhe miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në procedurë.

Njoftimi i plotë:

Me kerkese te mbi 40 deputeteve nenshkrues, diten e Hene ne ora 11:00 mbahet seanca e jashtezakonshme per aprovimin e ligjit per ndarjet buxhetore, poashtu ne rend dite eshte edhe miratimi i marreveshjeve nderkombetare qe jane ne procedure.Pastaj shkojme në zgjedhje!

/GazetaSinjali/