image Gashi reagon pasi Kurti kërkoi të votohej Biden: Kjo përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik

Kosovë

Gashi reagon pasi Kurti kërkoi të votohej Biden: Kjo përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik

news image

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook ka bërë thirrje që në zgjedhjet presidenciale të Amerikës të votohet Joe Biden dhe jo Trump, kjo ka bërë që shefi i grupit parlamentar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, të reagojë duke thënë kjo është një ndërhyrje ndaj shtetit mik.

Sipas Gashit, deklarata e Kurtit për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik, shkruan Gazeta Sinjali.

“Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik. Dëmi do të jete disadimensiona”, ka shkruar Gashi në Facebook. /Gazeta Sinjali/

Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik. Dëmi do të jete disadimensional!

Posted by Arben Gashi on Friday, October 16, 2020