Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook ka bërë thirrje që në zgjedhjet presidenciale të Amerikës të votohet Joe Biden dhe jo Trump, kjo ka bërë që shefi i grupit parlamentar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, të reagojë duke thënë kjo është një ndërhyrje ndaj shtetit mik.
Sipas Gashit, deklarata e Kurtit për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik, shkruan Gazeta Sinjali.
“Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik. Dëmi do të jete disadimensiona”, ka shkruar Gashi në Facebook. /Gazeta Sinjali/