image Gashi: Qysh mundet me arsyetu Kurti shëtitjen me 50 zyrtarë nëpër komuna

Kosovë

Reagim/ Gashi: Qysh mundet me arsyetu Kurti shëtitjen me 50 zyrtarë nëpër komuna

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar vizitat e kryeministrit në detyrl, Albin Kurti dhe zyrtarëve të tjerë qeveritarë nëpër komunat e Kosovës, në këtë kohë të pandemisë.

Sipas Gashit është e paarsyetueshme të mbahen mbledhjet në distancë mbledhjet e qeverisë me 18 anëtarë, e në anën tjetër të bëhen vizita nëpër komuna me 50 zyrtarë, në javët më kritike të përhapjes së virusit.

“Nëse Qeveria mbanë mbledhjet (me 18 anëtar të Qeverisë) në distancë, si masë mbrojtëse kundrejt Covid-19, bën thirrje në vazhdimësi për respektim të masave të ndërmarra nga institucionet relevante për të qëndru në shtëpi, qysh mundet me arsyetu shëtitjen nëpër komuna të Kosovës – ku bashkë me delegacion pritës bëhen rreth 50 zyrtar, pikërisht në javët më kritike të përhapjes potenciale të virusit?”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Kujtojmë që Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ministren e Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi dhe ministren e Arsimit, Hykmete Bajrami, kanë vizituar disa nga komunat e prekura me koronavirus në Kosovë, për të parë nga afër situatën e krijuar nga kjo pandemi./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/ArbenGashiLDK/posts/2939866382726102?__xts__[0]=68.ARBas9pGgYS0CcwiWvkGeysdOEMEqsN4mIrV3Vjo7Qmx80hcZ_–hpZopixInGjT4Mpgb91JiFI_KQ6wwnQbGoq5nSCcZN2n7LiWPAHr3DR-c_BfbqDRTSRqx5jCxkSdh3S8LlgSvQn38thc74MB-kEA5aUV91OUSVs4e4-X6UayiUT7klq-NMLlT5dbWf6OMltrVFnwuj8JbwU-SMX63A31iAnCR3y9HYxXiiNbuPSqDK1MdWYEBMAKqV_xjAU7130JSV67RIDUDr_f4TCpyzamEbPDw3iHuKzVvhIxYPUtBMqTakQy1L03cT8JpnuEKOKirg0giZCATZxEW3Sp-g&__tn__=-R