image Gashi: Qeveria t’i jap llogari Kuvendit se cilat janë produktet e këtyre masave emergjente

Politikë

Gashi: Qeveria t’i jap llogari Kuvendit se cilat janë produktet e këtyre masave emergjente

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka pyetur Qeverinë se çfarë do të bëjë nëse do të vazhdohen masat emergjente për funizim me energji edhe për 30 ditë.

“Edhe pse masat emergjente sipas ligjit mund të zgjaten maksimumi për 180 ditë, deri tash janë bërë gati 240 ditë. Këto masa që në bazë të një përllogaritje po shkojnë në 260 ditë në total, ndërkohë që Ligji thotë që ju mund të shkoni maksimumi 180 ditë”, tha Gashi.

Deputeti i LDK-së pyeti se cila është ideja e masave emergjente? Le të na tregojë ministrja saktësisht në sa kemi mbërri.

“Gjatë kohës sa kanë qenë në fuqi këto masa, s’ka pasur fare përmirësim të gjendjes në energji. Kemi hy në një situatë ku Qeveria me veprimet e vazhdueshme prej 24 dhjetori, prej një viti, nuk ka arrit që të përmirësojë gjendjen në sektorin e energjisë”, tha Gashi.

Shefi GP të LDK-së theksoi më tej se as nuk është përmirësu prodhimi as nuk ështyë përmirësu furnizimi, bile ka pas përkeqësim.

“Qeveria duhet t’i jap llogari Kuvendit se cilat janë produktet e këtyre masave emergjente”, tha deputeti i LDK-së.

/GazetaSinjali/