image Gashi përplaset me deputetët e PDK-së: Kadri Veseli na fotografonte e bënte selfie nga ulësja

Politikë

Gashi përplaset me deputetët e PDK-së: Kadri Veseli na fotografonte e bënte selfie nga ulësja

news image

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, e ka kritikuar qasjen e opozitës për të mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare që janë sjellur sot në Kuvend për miratim.

Gashi iu përgjigj akuzave të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamzës dhe deputetit të kësaj partie, Memli Krasniqit të cilët thanë se LDK-ja sa ishte në opozitë kishte hezituar t’i votonte marrëveshjet pa pjesëmarrjen e plotë të koalicionit qeverisës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ne si Lidhje Demokratike e Kosovës kemi përkrah të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe kemi pasë qëndrim politik..”, ka thënë Gashi.

Ai ka kujtuar se si, sipas tij, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në të tilla raste i fotografonte deputetët e opozitës dhe bënte selfie.

“Duhet pushteti të jetë në sallë për të kërku votimin e një çështje kaq të rëndësishme. Dhe meqë po përmendet kryetari i Kuvendit, ju kujtohet zotërinj të nderuar që kur ne kërkonim që hajdeni në sallë që t’i votojmë këto marrëveshje, kryetari i Kuvendit na fotografonte prej ulëses së kryetarit të Kuvendit, bënte selfie prej kryetarit të Kuvendit.. Pra selfie prej ulëses së kryetarit të Kuvendit duke provokuar opozitën”, tha Gashi.

Ai e ka konsideruar të pakuptueshme se si opozita nuk do t’i votojë këto marrëveshje që, siç ka thënë “janë të negociuara nga ish-ministri Bedri Hamza dhe ish-ministri Besnik Bislimi”.

“Janë marrëveshje në interes të Kosovës”, u shpreh Gashi. /Gazeta Sinjali