Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se partia e tij në fillim të qeverisjes e ka pasur një ofertë për vendosje graduale të masës së reciprocitetit.
‘’Në fillim të qeverisjes kemi pasur një ofertë për Kurtin dhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe anëtarët e partnerëve strategjikë që 4 brenda 6 javëve të vihen masat gradualisht”, ka deklaruar fillimisht ai në T7.
Më tej, ai ka thënë se europianët e kanë cilësuar si hap të mirë heqjen e tarifës, por nuk kanë deklaruar se reciprociteti është i mirë.
“Europianët kanë thënë është hap i mirë heqja e tarifës, por nuk ka thënë se është mirë vënia e reciprocitetit. Përveç amerikanëve, të tjerët flasin mes rreshtave’’, ka deklaruar ai./Gazeta Sinjali/