image Gashi për Ramën: Ky farë kryeministri dëshiron Jugosllavinë e re, çka po i duhet?

Kosovë

Reagimi/ Gashi për Ramën: Ky farë kryeministri dëshiron Jugosllavinë e re, çka po i duhet?

news image

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Edi Rama po tenton të fshehë krizën e thellë politike të Shqipërisë duke shpikur ide për Jugosllavi të re.

“Ky farë kryeministri që dëshiron Jugosllavinë e re, çka po i duhet? Ndoshta legjitimitet pas krizes së thellë politike në vend!!”, ka shkruar Gashi, në një reagim në FB.

Ndrkohç, fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, s’e ka thënë ende asnjë fjalë për Samitin e Ohrit ku po flitet edhe për Kosovën dhe lirinë e lëvizjes të banorëve të Ballkanit. Në emër të Kosovës po flet Edi Rama i cili akuzoi sot liderët kosovarë se po vetëpërjashtohen nga organizime të tilla rajonale.

Ka heshtur edhe Kadri Veseli, lideri i PDK-së dhe Kryetar në largim i Parlamentit të Kosovës. Veseli para disa ditësh është ftuar si i dyshuar për krime lufte nga Gjykata Speciale. Prej asaj dite s’ka folur për tema të tjera.

S’ka thënë asnjë koment as Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, i cili më herët ka pasur përplasje me Edi Ramën.

Kundër Samitit të Ohrit kanë dalë Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-Kryeministri Isa Mustafa.