Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka treguar disponimin e deputetëve të kësaj partie në lidhje me inicimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë.
Gashi ka treguar se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka qenë kundër këtij mocioni, ndërsa dy deputetë kanë shprehur rezerva.
“Zonja Osmani ka pasur mendim ndryshe dhe dy deputetë kanë pasur rezerva”, ka thënë Gashi, shkruan Gazeta Sinjali.
Kësisoj, qëndrimi i shumicës së deputetëve të LDK-së është që ta votojnë rrëzimin e qeverisë.
Dje, në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, Osmani ishte po ashtu kundër mocionit, derisa ministri Lumir Abdixhiku kishte abstenuar. /Gazeta Sinjali/