image Gashi: Me ‘izen’ e Kurtit, Kusari-Lila ka folur me Radojiçiqin, ky kuvend nuk mund ta përballojë një gjë të tillë

Politikë

Gashi: Me ‘izen’ e Kurtit, Kusari-Lila ka folur me Radojiçiqin, ky kuvend nuk mund ta përballojë një gjë të tillë

news image

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke thënë se shefja e deputetëve  të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka komunikuar me Milan Radojiçiqin.

Sipas Gashit, Kurti tregoi dje se Kusari – Lila ka autorizime dhe angazhime për të bërë numrat në kuvend.

“Kjo ishte përgjigja që e përfshinte kryeministrin në këtë komunikim, i cili përveç që është kriminal, është edhe komunikim kundër çdo vlere që përfaqëson shteti i Kosovës”.

“Kryeministri dhe qeveria e tij dallohen për skandale në vazhdimësi; skandali i komunikimit me një person në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga organet e drejtësisë së Kosovës dhe në listën e zezë  të ShBA-së. Pra, me ‘izen’ e tij, është një skandal shumë i rëndë dhe ky kuvend nuk mund ta përballojë një gjë të tillë”, tha Gashi.

Tutje, Gashi tha se asnjëherë s’ka pranuar ftesë nga Kusari – Lila për të pirë kafe siç ka pirë ajo me Sllavko Simiqin e për të biseduar se si të stabilizohet kuvendi.

“Skandali tjetër është marrëveshja që u bë në Sllovaki, nga zëvendëskryeministri i cili thotë se duhet të tërhiqen 25% brenda 2 ditësh të forcave speciale në veri dhe 25% në vazhdimësi”.

“Sot ka më pak shtet në veri. Sot ka më pak raporte me partnerët ndërkombëtarë, të paktën në bazë të deklaratës së kryeministrit dje, i cili tha se Kosova është palë e pabarabartë në dialog si pasojë e sanksioneve”, tha Gashi.

/GazetaSinjali/