image Gashi: LDK është e gatshme për zgjedhje

Politikë

Gashi: LDK është e gatshme për zgjedhje

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, një ditë pas humbjes së zgjedhjeve lokale në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka theksuar se do të analizojnë shkaqet e humbjes në Podujevë, që sipas tij, është bërë një shkëputje e elektoratit me këtë subjekt politik.

Ai ka thënë se edhe zgjedhjet janë gjithmonë një mundësi dhe nuk përjashtohen asnjëherë.

“Zgjedhjet janë gjithmonë opsion në demokraci, nuk përjashtohen asnjëherë. Partitë politike duhet gjithmonë të jenë të gatshme për zgjedhje dhe normalisht edhe ne jemi të gatshëm”, ka thënë ai.

Gashi ka deklaruar se në këtë mbledhje nuk janë diskutuar çështje të tjera, e lidhur me postin e presidentit të vendit ka thënë se ende nuk janë diskutuar emra të përveçëm.

/Gazeta Sinjali/