Arben Gashi, kryetari i Grupit Parlamentarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se udhëheqësi i ekzekutivit, Albin Kurti, duhet t’i kthehet pandemisë, sepse për tre javë kanë vdekur 604 qytetarë.
Sipas tij, prioritet i Kosovës është pandemia dhe pjesa e targave është detyrë normale që kryhen në pikat kufitare.
“Askush nuk mundet me hy në Kosovë pa i respektuar rregullat e këtij vendi, por ti ktheju pandemisë, 604 vetë të kanë vdek këtu po të presim këtu, përgjigju”
Ndryshe, gjatë fjalës së Arben Gashit në Kuvend u krijua zhurmë me të qeshura dhe ai tha se deputetët po merrnin urdhra që të veprojnë ashtu, derisa kryekuvendari, Glauk Konjufca, kërkoi qetësi.