image Gashi: Klithma e partive në pushtet është e paarsyeshme

Politikë

Gashi: Klithma e partive në pushtet është e paarsyeshme

news image

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike, ka kritikuar partitë në pushtet se kanë blerë vota, shkruan Gazeta Sinjali.

“Megallamonia e numrave do të shihet në të ardhmen. Ideologjia e blerjeve nuk mund të relativizohet pse dikush është burrë e dikush grua. Është misogjeni të flitet për gjininë. Pazari ka ndodhur. Pavarësisht a është burrë a grua, është deputeti i Kosovës. E ka ndërruar pozicionin politik”, u shpreh Gashi kur foli për deputeten Adelina Grainca, që aderoi nga PDK-ja në VV.

Kuvendi i ka 41 gra, nuk i ka 40%, i ka 41 gra prej 120 deputetëve. Kur flasim për përfaqësim politik, mos tentoni të fshiheni prapa gjinisë. Barazia është kryesore, gra e burra jemi të barabartë në Kuvend. Klithma  e partive të pushtetit është e paarsyeshme. S’keni nevojë të bërtisni. Jeni fajtorë sepse keni blerë”, u shpreh Gashi. /Gazeta Sinjali/