image Gashi kërkon që deputeti i LVV-së të përjashtohet nga seanca e Kuvendit

Politikë

Gashi kërkon që deputeti i LVV-së të përjashtohet nga seanca e Kuvendit

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rexhaj ka përdorur gjuhë joparlamentare dhe e ka shkelur kodin e mirësjelljes, duke e quajtur Qeverinë Hoti “Qeveria Koti”.

Për këtë arsye, Gashi i ka kërkuar kryeparlamentares Vjosa Osmani që ta përjashtojë nga seanca deputetin e LVV-së, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të lutem që në bazë të kodit të mirësjelljes në Kuvendin e Kosovës, deputetë të cilët përdorin emra, mbiemra apo referenca, të mos përdorin gjuhë joparlamentare. Pra, përdorimi i mbiemrit me referencë negative apo pezhorative konsiderohet shkelje e gjuhës parlamentare dhe kodit të mirësjelljes. Kërkoj nga deputeti parafolës që ta tërheqë mënyrën e diskutimit ose le të përjashtohet prej seancës”, ka thënë Gashi.

Deputeti i LVV-së i replikoi Gashit, por nuk u tërhoq nga fjalët e thëna. Në anën tjetër, as kryeparlamentarja Vjosa Osmani nuk e ka përfilluar kërkesën e Gashit për ta përjashtuar deputetin nga seanca e Kuvendit. /Gazeta Sinjali/