image Gashi i painteresuar për votimin e shkarkimit të Osmanit nga LDK: Nuk më intereson fare

Politikë

Gashi i painteresuar për votimin e shkarkimit të Osmanit nga LDK: Nuk më intereson fare

news image

Për propozimin e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, për ta shkarkuar nënkryetaren e partisë, Vjosa Osmanit, ka pasur reagime të ndryshme.

Por, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se është i painteresuar lidhur me këtë propozim.

“Nuk e komentoj këtë punë unë, vota është e fshehtë. A kanë votu të tjerët apo jo, nuk më intereson fare”, ka thënë Gashi për Gazeta Sinjalin.

I pyetur se si e vlerëson deklaratën e deputetit të LDK-së, Fatmir Rexhepit, i cili tha se pas votimit të tij dhe Haxhi Avdylit kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit, LDK-ja po hakmerret edhe ndaj tyre, Gashi tha se nuk i intereson kjo punë.

“As për ta nuk më intereson, nuk dua të komentoj asnjë deklaratë”, tha Gashi. /Gazeta Sijnali/