image Gashi i LDK-së thumbon Qeverinë Kurti: Lajmi i mirë është se pushteti Amerikën nuk po e quan më “Amelika”

Politikë

Gashi i LDK-së thumbon Qeverinë Kurti: Lajmi i mirë është se pushteti Amerikën nuk po e quan më “Amelika”

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Gashi, e ka përshëndetur donacionin e autoblindave që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia bën Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa kritikoi Qeverinë Kurti për qëndrimet e saj karshi raporteve me këtë shtet.

Gashi ka thumbuar qeverinë duke thënë se është lajm i mirë që partia në pushtet nuk e quan më Amerikën me injorim “Amelika”.

Përmes një postimi në Facebook, ai kritikoi qeverinë edhe për mënyrën e menaxhimit të pandemisë, të cilën ai e cilëson si “dështim”.

“Ata që dje Amerikën e quanin ‘Amelika’, e qe besa edhe ngjyrën e Shtëpisë së Bardhë ia ndërronin për çdo ditë e në çdo rast, sot, dështimin e tyre në qeverisje dhe keqmenaxhimin e pandemisë, ku për pasojë kemi numër rekord të të infektuarve dhe të vdekurve, po duan ta mbulojn5ë me këtë lajm të mirë që vjen nga Amerika.”

“Mirëpo, lajmi i mirë dhe i vërtetë është se ushtria jonë po ngrit kapacitetet e saj me mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës, si gjithmonë. Lajmi i dytë i mirë, me dëshirën që edhe të jetë i vërtetë është se pushteti i sotëm Amerikën nuk po e quan më ‘Amelika’. Faleminderit, Amerikë! Zoti ju bekoftë”, shkroi ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/