Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka numëruar, sipas tij, dështimet e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti për dy vjetët e para të mandatit.
“Kurti nuk ka premtuar rritje të tatimit në pronë 100 përqind. E ka bërë. Kështu e ka vështirësuar jetën e qytetarëve. Inflacioni në qeverisjen e Kurtit sipas Bankës Botërore ka qenë 20 pëqind në vitin e parë, mbi 50 përqind për produktet bazë që nuk është përcjell me ide e veprime, por britma e piskama përballë çdo krize”, ka thënë Gashi.
“Vetëm shpërndan lëmoshë për t’i mbuluar dështimet. Nuk të intereson kualiteti i jetës së qytetarëve. Investimet kapitale në 9 muaj kanë qenë 11 përqind. 800 milionë i keni bllokuar në kohën e krizës”
“Jeni fatkeqësia e vendit”.