image Gashi i LDK-së: Kurti e futi Kosovën në një luftë mes BE-së e SHBA-së

Politikë

Gashi i LDK-së: Kurti e futi Kosovën në një luftë mes BE-së e SHBA-së

news image

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se Qeveria Kurti ka krijuar një situatë të pafavorshme për vendin, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi përmendi tri tema që sipas tij Albin Kurti ka gabuar sa ishte në krye të ekzekutivit, duke folur kështu për marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

“Për 50 ditë Qeveria Kurti krijoji një situatë të pafavorshme për Kosovën. E para ishte marrëdhëniet ndërkombëtare. Për 50 ditë z. Kurti e futi Kosovën në një krizë ndërkombëtare duke përdorur 3 elemente kryesore. E para, e futi Kosovën në një luftë mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Çështja e dytë është që e shndërroi problemin e Kosovës në temë të politikës së brendshme amerikane. Çështja e tretë është që e lidhi Kosovën strategjikisht me të majtën evropiane dhe duke e lidhur me vendet jonjohëse të Kosovës, siç është rasti me Lajçak dhe Borrell duke iu dhënë atyre më shumë kredibilitet”, tha ai në RTV Dukagjini.

/Gazeta Sinjali/