image Gashi dhe Tahiri i çojnë porosi Kurtit nga e njëjta veturë: Je i dështuar

Politikë

Gashi dhe Tahiri i çojnë porosi Kurtit nga e njëjta veturë: Je i dështuar

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe ai i AAK-së Besnik Tahiri po qëndrojnë në Strasburg pasi morën pjesë në Asamblenë e Pëgjithshme të Këshillit të Evropës.

E nga atje, opozitarët i reaguan kryeministrit Albin Kurti pasi ky i fundit në mbledhjen e Qeverisë ka numëruar dukuritë negative të cilat sipas tij, janë evidentuar dhe ndaluar në të gjithë kabinetin qeveritar e që janë të trashëguara nga qeverisjet e kaluara.

Gashi dhe Tahiri nga e njëjta veturë i kanë çuar porosi Kurtit duke i thënë se “ka dështuar” në qeverisje.

Gashi i LDK-së në këtë paraqitje i tha kryeministrit: “Presim prej teje projekte konkrete ne punë, përndryshe je i dështuar”.

Kurse, Tahiri ka thënë se në mbledhjen e 100-të nuk ka vend për analizën e të gjeturave “por për prezantim të rezultateve e vendimeve prej të cilave kanë përfituar qytetarët e Kosovës”, ishte kjo porosia e tij.

/Gazetasinjali/