image Gashi denoncon një aferë korruptive prej 10 mln euro, fton Prokurorinë për hetime

Politikë

Gashi denoncon një aferë korruptive prej 10 mln euro, fton Prokurorinë për hetime

news image

Kuvendi i Kosovës ka nisur procedurat për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, tha se bëhet fjalë për një aferë korruptive prej 10 milionë eurove dhe kjo do të duhej të hetohej nga Prokuroria.

“Faleminderit kryetar. Me sa po kuptoj tema është goxha shqetësuese. Bëhet fjalë për dëm të interesit të dëmit publik rreth 10 milionë euro. Pra një aferë korruptive rreth 10 milionë euro. Pra pajtohemi që procedurat e shkarkimit të këtij bordi të ndiqen të gjitha sipas rregullave që mos të kemi probleme ligjore dhe të na mbetet në procedurë kjo çështje. Pajtohemi që të garantohemi se të gjitha procedurat janë ndjekur në mënyrë të rregullt dhe kjo aferë korruptive me automatizëm prokuroria e shtetit duhet të merret me hetim dhe ndjekje të këtyre personave që kanë shkaktuar dëm të buxhetit të Kosovë”, u shpreh Gashi.

Në rend dite ishte kjo pikë e rendit të ditës por me pajtimin e grupeve parlamentarë u vendos që të vjen në një seancë tjetër për shkaqe procedurale.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka propozuar që të hiqet nga rendi i ditës shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Industri për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM)

/GazetaSinjali/