image Gashi akuzon VV-në se ka abuzuar me ulësen e kryetares së Kuvendit: Çka është kjo pafytyrësi

Politikë

Gashi akuzon VV-në se ka abuzuar me ulësen e kryetares së Kuvendit: Çka është kjo pafytyrësi

news image

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi gjatë seancës plenare që po mbahet në Kuvend, iu është përgjigjur kritikave të VV-së, duke i quajtur përfaqësues të gënjeshtrës, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi u shpreh se demokracia është sport i rëndë dhe se Lëvizja Vetëvendosje po bën popullizëm.

“Po shohim vazhdën e përfaqësuesve të moralit të pavërtetës dhe gënjeshtrës. Zotëri ne kemi një rezultat zgjedhor që është i certifikuar dhe demokracia bazohet mbi rezultatin zgjedhor dhe jo mbi pretendimet e demokracisë Facebook-iane. Demokracia është sport ma i rëndë se popullizmi juaj i shpërfaqur në Kuvend në rrugë e në secilin autoritet. Të nderuar aty ku ju patët pak përgjegjësi abuzuat”, ka thënë ai.

Gashi po ashtu e ka akuzuar LVV-në se ka abuzuar me ulësen e kryetares së Kuvendit.

“Abuzuat me ulësen e kryetares së Kuvendit duke e quar drejt konfliktit, me kryetaren e Kuvendit duke kërkuar përfaqësimin e popullit, ku është ai 75% tjetër, apo ata s’janë popull, popull qenkeni veç ju. Deputetë jeni veç ju 29 deputetë, jo tjetër, çka është kjo pafytyrësi e përfaqësimit, e delegimit që po mundoheni ta paraqitni në Kuvend, nuk mund të ndërtoni një të vërtetë, duke thënë të pavërteta”, thotë ai.

“Shëndetësinë që e morëm nga ju, e mbyllët vendin kur pati vetëm dhjetëra raste, e quat vendimin drejt kolapsit shëndetësor. Ju zotërinj nga mungesa e zotimit e dorëzuat edhe pushtetin, e shohim modelin e Prishtinës, model i përtacërisë, i korrupsionit”.

“E shohim Prizrenit, të paktën gjashtë drejtor kanë akuzë për korrupsion, për 50 ditë ju arritët ta futni Kosovën në një krizë institucionale. Çka përfaqësoni ju? Nuk arritët të ndërtoni asnjë bashkëpunim mbi idenë e përfaqësimit autentik të popullit revolucionar. Të jemi të qartë dhe të sinqertë në ato që i deklarojmë e përfaqësojmë”, përfundoi Gashi.

/Gazeta Sinjali/