Një garues 30-vjeçar ka humbur jetën pasi parashuta e tij ka dështuar të hapet gjatë një gare në Australi.
Personi po performonte një solo performancë në “wingsuit” në veri të Perthit në Australi të dielën, gjatë një gare nacionale, raporton Dailymail.
Mirëpo, parashuta e tij dështoi të hapej. Stafi i emergjencës nxitoi për t’i dhënë ndihmë, por ai vdiq në vendin e ngjarjes.
Garuesit tjerë kanë thënë se i ndjeri ishte një garues mjaft me përvojë dhe po performonte një “fluturim” të nivelit të lartë.
Garuesit në “wingsuit” fluturojnë duke përdorur një veshje speciale, ndërsa kanë edhe një parashutë të veçantë për t’u ulur në tokë. /Gazeta Sinjali/