image Gareth Bale me hat-trick i sjell fitore Uellsit në përmbysjen ndaj Bjellorusisë

Futboll

Gareth Bale me hat-trick i sjell fitore Uellsit në përmbysjen ndaj Bjellorusisë

news image

Kombëtarja e Uellsit me shumë vështirësi ka arritur fitoren e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Uellsi e mposhti Bjellorusinë me përmbysje 2-3, në një ndeshje spektakolare, shkruan Sinjali Sport.

Ylli i kombëtares, Gareth Bale, shpërtheu në këtë takim, duke i realizuar të gjitha golat te mysafirët.

Bale me hat-trick i solli kombëtares së tij tre pikë të rëndësishme, anëtari i Real Madrid golat i shënoi në këto minuta: 06’, 69’, 90+3’.

Për vendasit golat i realizuar Lisakovich (29’) dhe Sedko (31’).

Kjo është fitorja e dytë e britanikëve, duke u renditur e 3 me 6 pikë në Grupin E, ndërsa Bjellorusët, kanë një fitore në pozitën e 4. /Gazeta Sinjali Sporti/