image Ganimete Musliu vlerëson se përshkrimi "pulë e keqe" për Vjosa Osmanin është thesar popullor

Politikë

Reagim/ Ganimete Musliu vlerëson se përshkrimi “pulë e keqe” për Vjosa Osmanin është thesar popullor

news image

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu gjatë dje ka përdorur një shprehje popullore për ta përshkruar kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Musliu e ka përdorur një krahasim me “pulën të keqe” për kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

E pas kësaj kësaj dhe kritikave që pasuan Musliu është sqaruar duke thënë se nuk e ka ofenduar Osmanin, porse ka përdorur një fjalë të popullore. 

“Perdorimin e nje fjale popullore mund ta quajnë ofendim vetëm ata që nuk kanë njohuri për thesarin tonë popullor. Fjalët e urta janë udhërrëfyes. Janë extrakt i nxjerrë nga përvoja e jetës”, ka shkruar ajo. 

Deputetja e PDK-së ka deklaruar të hënën në Frontal se Osmani po e luan kartën e viktimizimit.

“Megjithatë me një fjalë po e përmbledhi, ti je rritë në fshat unë në fshat, ato pulat e kqija që e kanë hangër drithin në shtëpi të vet, e vonë e kanë ba në kojshi s’kanë as të ardhme. E ardhmja e saj politike nuk është në ditët më të mira të saj”, ka thënë Musliu në T7. /Gazeta Sinjali/