image Ganimete Musliu: Ndjehem me fat, po e jetoj ëndrrën shekullore të shumë brezave

Politikë

Ganimete Musliu: Ndjehem me fat, po e jetoj ëndrrën shekullore të shumë brezave

news image

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka marrë pjesë sot në Kuvendin e përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ndjehet me fat që po jeton ëndrrën shekullore të shumë brezave që ëndërruan me e pa Shqipërinë, dhe shqiptarët bashkë.

Postimi i saj:

Ndjehem me fat dhe shumë e emocionuar, sepse jam e vetëdijshme që jam duke e jetuar ëndrrën shekullore të shumë brezave që ëndrruan me e pa Shqiperinë, që ëndrruan ti shohin shqiptarët bashkë!

Për mua është e qartë çdo ditë se sa i lartë është çmimi I Lirisë e me theks të veçant në ditët si kjo dhimbje e krenaria qendrojnë krahë njëra tjetrës.

Gëzuar 28 Nëntorin! Rrnoftë KOMBI SHQIPTAR!

/GazetaSinjali/