image Ganimete Musliu ka një pyetje për Albin Kurtin

Politikë

Ganimete Musliu ka një pyetje për Albin Kurtin

news image

Dje është shënuar 22-vjetori i masakrës së Izbicës, njëra prej masakrave që la të vrarë shumë civilë shqiptarë.

Gjatë ditës së djeshme në nderim të viktimave janë bërë homazhe, ndërsa sot deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka pyetur nëse kryeministri Kurti ka thënë ndonjë fjalë për këtë masakër.

“A mundet mem tregu dikush a foli ndonjë fjalë për masakren e Izbicës Kryeministri i Republikës?”, shkruan Musliu në Facebook.

Ndryshe, në ditën kur u votua Qeveria Kurti, deputetja Musliu u kritikua për fjalimin e saj.

/GazetaSinjali/