Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia ka ndërprerë fjalën Ministrit të Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Muratit, gjatë seancës së sotme.
Murati doli në foltore për të folur, e pas kësaj Musliu duke kaluar ka foltorja ia largoi Muratit mikrofonin, duke i thënë se s’ka të drejtë të flasë sipas rregullores.
“S’ki të drejtë me rregullore”, i tha Musliu.
Këtë moment, Murati e kaloi me të qeshura. Më pas, Kryeparlamentari Glauk Konjufca i kërkoi Muratit që të ulet, sepse në bazë të rregullores s’ka të drejtë që ta marrë fjalën.